Kevin Costner dhe Jewel Spark– çift i ri ?!
Të premten, aktori 68-vjeçar i
Yellowstone dhe këngëtarja 49-vjeçare ndezën thashethemet për lidhje pasi u publikuan në internet fotot e reja të tyre duke u rehatuar me pushime në Karaibe.
Muajin e kaluar, të dy yjet ishin në Ishujt e Virgjër Britanikë për një javë, si pjesë e një mbledhjeje fondesh tenisi për Fondacionin Jewel’s Inspiring Children.
Gjatë një eventi, Kevin u pa me duart e tij të mbështjella rreth belit të Jewelit, teksa të dy kishin buzëqeshje të mëdha në fytyrat e tyre, siç shihet në fotot e marra nga TMZ, transmeton Klan Kosova.

Një burim i tha gjithashtu këtij mediumi se “padyshim që diçka po ndodhte. Ata ishin flirtues. Dhe kur ishin bashkë, ishte sikur të dy sapo u ndezën”.
Pasi u kthye në shtëpi, Jewel postoi në Instagram disa foto nga udhëtimi, ku përfshihej një fotografi e saj dhe e Kevinit duke pozuar së bashku me disa të ftuar të tjerë.

Kevin dhe ish-gruaja e tij Christine Baumgartner zgjidhën divorcin e tyre në shtator. Jewel ishte martuar më parë me kaubojin pro rodeo Ty Murray, me të cilin ka djalin 13 vjeç të quajtur Kase.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.