Kevin, Leo dhe Gjesti kanë diskutuar për lidhjet e tyre të krijuara brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3.
Kevini u shpreh se i beson shumë Anës por që me ndodhitë e fundit është pakëz i turbullt lidhur me planifikimet që kishte bërë me të jashtë rrugëtimit të Big-ut, transmeton Klankosova.tv.
Në anën tjetër Leo u shpreh se beson që do të jetë bashkë me Lelën edhe pas mbarimit të rrugëtimit në Big Brother VIP Kosova.
Gjesti, mes tjerash, u shpreh se nuk do të jetë bashkë me Xhenetën pas përfundimit të spektaklit.
Por, në diskutimin e tyre u përfshinë edhe çifti Diana-Arion që ishte krijuar brenda shtëpisë teksa të dy tashmë janë larguar nga formati.
Për të kuptuar më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=fG4o53FcOmQ
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.