Aktori Kevin Spacey duhet t’ua paguajë 31 milionë dollarë producentëve të serisë "House of Cards".
Atij i është hedhur poshtë kërkesa që të shfuqizohet vendimi gjyqësor që ai ta paguajë këtë shumë.
Në nëntor, aktori hollivudian ishte urdhëruar t'ia paguajë këtë shumë MCR-së, pas supozimeve për sjellje të keqe seksuale me anëtarët e rinj të ekipit, që ishte pjesë e produksionit.
Gjykatësi Mel Red Recana shkroi që Spacey dhe avokatët e tij kanë dështuar të argumentojnë që shuma e dëmeve ishte absolutisht aq e paarsyeshme sa të jetë e barabartë me një ribërje arbitrare të kontratave të palëve.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.