Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim përfaqësuesit e Klubit të Futbollit “Drenasi” të cilët kanë njoftuar se do të ndihmojnë familjet në nevojë të Komunës së Drenasit me 3 mijë kilogramë miell.
Lladrovci i ka falënderuar përfaqësuesit e Klubit të Futbollit “Drenasi” për këtë ndihmë të ofruar dhe ka thënë se përkrahja për familjet në nevojë gjatë kësaj kohe pandemie, është shumë e mirëseardhur për të tejkaluar këtë gjendje, njofton Klan Kosova.
Ndihmat e Klubit të Futbollit “Drenasi”, do të ndahen sipas listave të dërguara nga administratorët e vendbanimeve në listat pritëse.
“Kujtojmë që deri më tani, nga mjetet buxhetore të komunës dhe donatorëve janë ndihmuar të gjitha familjet në nevojë të Komunës së Drenasit edhe familjet me asistencë sociale”.
“Ndërsa nga java e ardhme Komuna e Drenasit pritet të ndahen edhe 2000 pako ushqimore-higjienike për familjet në nevojë, nga buxheti i Komunës i ndarë në mbledhjen urgjente të Kuvendit të Komunës”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.