Vendas vushtrrias e mërgatë u mblodhën për ditën e çlirimit e 100 vjetorin e themelimit të klubit të futbollit të qytetit në stadiumin "Ferki Aliu”.
Me këtë rast u organizua një lojë futbolli ndërmjet FC Kosova Regensburg dhe Klubit të Futbollit "Vushtrria". Në lojën miqësore, mysafirët triumfuan 3 me 0.
Paraprakisht ekipi nga Gjermania i themeluar nga vushtrriasi Shqiptar Gubetini, shkoi për homazhe te varrezat e Jasharëve në Prekaz.
Në qytet këta u pritën edhe nga ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e nga Drejtori për Sport në këtë komunë, Alban Berisha.
Në konak i shkuan edhe babait të Hashim Thaçi, Haxhiut në fshatin Burojë, derisa nuk munguan as dhuratat e uratat që ish-presidenti të kthehet sa më parë në familje.
Më pas vizita vazhdoi edhe në odën e komandant Jetullah Geci në fshatin Llaushë. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=q4qi6ofMgWU
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.