Tjetra përballje e zjarrtë që do të zhvillohet në ngjarjen që organizon Kosova Fighting Series në Klan Arena në Prishtinë me datë 1 Gusht, është edhe ajo në mes të Karim Chaouch dhe Muhammed Kir Ahmet, kategoria 77kg.
Luftëtari nga Greqia Ahmet është i gjatë 178cm i gjatë dhe në sportin MMA si profesionist ka 1 fitore e 3 humbje. Ai do t’i matë forcat me Karim Chaouch. Algjeriani Chaouch është i 186cm, 33 vjeçar dhe do të debutoj si profesionist në sportin MMA.
Pa e harruar që Unikkatili do të mbaj koncert pas luftërave të MMA, ndërsa biletat mund t'i gjeni në klanarena.com ose në pikat e Artmotion.
Kjo përballje dhe gjitha tjerat do të transmetohen direkt në Klan Kosova dhe Artmotion më datë 1 Gusht duke filluar nga ora 20:00.

●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.