Përballja e katërt që do të zhvillohet në ngjarjen që organizon Kosova Fighting Series në Klan Arena në Prishtinë me datë 1 Gusht, është ajo në mes të Florent Betorangal kundër Mansur Abdurzakov, kategoria 77kg.
Luftëtari nga Franca Betorangal është i gjatë 185cm, 39 vjeçar dhe në sportin MMA si profesionist ka 16 fitore e 14 humbje. Ai do t’i matë forcat me Mansur Abdurzakov. Polaku Abdurzakov është i gjatë 187cm, 24 vjeçar dhe ka 7 fitore e 7 humbje si profesionist në sportin MMA.
Pa e harruar që Unikkatili do të mbaj koncert pas luftërave të MMA, ndërsa biletat mund t’i gjeni në klanarena.com ose në pikat e Artmotion.
Kjo përballje dhe gjitha tjerat do të transmetohen direkt në Klan Kosova dhe Artmotion më datë 1 Gusht duke filluar nga ora 20:00.

●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.