Muhammed Osmanoglu vs. Noureddin Hazret
Përballja e tretë që do të zhvillohet në ngjarjen që organizon Kosova Fighting Series në Klan Arena në Prishtinë me datë 1 Gusht, është ajo në mes të Mohammed Osmanoglu kundër Noureddin Hazret, kategoria 57kg.
Luftëtari nga Turqia Osmanoglu është i gjatë 170cm, 23 vjeçar dhe në sportin MMA si profesionist ka 1 fitore e 1 humbje. Ai do t’i matë forcat me Noureddin Hazret. Francezi Hazret është i gjatë 163cm, 30 vjeçar dhe ka 3 fitore e 2 humbje si profesionist në sportin MMA.
Pa e harruar që Unikkatili do të mbaj koncert pas luftërave të MMA, ndërsa biletat mund t’i gjeni në klanarena.com ose në pikat e Artmotion.
Kjo përballje dhe gjitha tjerat do të transmetohen direkt në Klan Kosova dhe Artmotion më datë 1 Gusht duke filluar nga ora 20:00.

●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.