Khabib Nurmagomedov e përfundoi karrierën e tij në UFC me një rekord perfekt prej 29 fitoresh, por ka pasur spekulime për një kthim të tij në ring.
Mendez ka thënë se Khabibit i mungon koha e stërvitjes për një luftë, por është i vendosur që kthimi do të ndodhë vetëm pas diskutimeve me nënën e tij.
"Kur shkuam në luftën e fundit, ku kushëriri i tij Abubakar kishte për të luftuar, ai u energjizua dhe tha: Më mungon kjo ndjenjë", tha Mendez duke folur për Khabibin.
"Ai do të kthehet për shkak se i mungon adrenalina që merr nga hyrja në atë tetëkëndësh me të gjithë ata njerëz që e brohorisin”.
"Ajo që unë di është lidhja e tij me nënën e tij, dhe dëshirat e nënës së tij janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të, dhe nëse ai do të vendoste ndonjëherë, do të duhej që nëna e tij dhe ai të flisnin, dhe nëna e tij do t'i duhej t'i jepte bekimin e saj”.
"Edhe nëse ai do të donte të luftonte, nuk do të ndodhë kurrë nëse nëna e tij nuk pranon”.
Khabib u zotua të qëndrojë në pension pasi babai dhe mentori i tij vdiqën vitin e kaluar, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.
Ai që atëherë ka përsëritur atë qëndrim duke u thënë gazetarëve në Rusi javën e kaluar se ai nuk ka dëshirë të kthehet dhe nuk mendon se do ta bëj ndonjëherë.
"Pikëpamja ime dhe marrëdhënia ime me nënën time, ndjehem sikur duhet të ndalem, sepse ndihem sikur në çdo luftë, në çdo kamp stërvitje, lëndohet nëna ime".
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.