Rusi Khabib Nurmagomedov është shpallur kampion i ri në kategorinë e Peshave të Lehta në UFC – federatën më të fortë në botë të arteve marciale të përziera, njofton Klan Kosova.
Në UFC 223 në Brooklyn, New York, “Shqiponja” ka dominuar italiano-amerikanin, Al Iaquinta, për 25 minuta sa zgjat meçi dhe është shpallur fitues me vendim unanim.
Nurmagomedov nuk ka humbur asnjëherë në karrierën e tij në MMA.
Ai nga 26 meçe, ka 26 fitore.
Khabib në UFC 223 duhej të ndeshej me kampionin e përkohshëm, Tony Ferguson, por pak ditë para ndeshjes Ferguson u lëndua. Ai u zëvendësua më pas me Max Holloway, por edhe ky nuk mundi të ndeshej pasi nuk arrinte dot të binte mjaftueshëm në peshë.
I treti në radhë që u besua se do të ndeshej me e rusin, ishte ish-kampioni Anthony Pettis, por as ky s’ia doli të ishte në peshën e duhur derisa krejt në fund u zëvendësua nga Iaquinta – që është në vendin e 11 në kategorinë e Peshave të Lehta.
https://www.youtube.com/watch?v=H78P-eAvWqg
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.