Karen Khachanov ka bërë një prej goditjeve të vitit në tenis duke mposhtur Novak Gjokoviqin.
Rusi ka fituar 7:5 dhe 6:4 në finalen e Paris Masters duke i dhënë fund dominimit të serbit, i cili me fitore do të kthej në krye të këtij sporti, shkruan Guardian, përcjell Klan Kosova.
22 vjeçari është parë kohët e fundit si një prej talenteve në ngritje dhe disa edhe mund ta kenë parashikuar demolimin që do t’i bënte Gjokoviqit – i cili deri sot kishte një seri prej 22 fitoreve rresht.
Gjokiviq pritej që ta festonte rikthimin si numri një i botës me një rekord prej pesë titujve të Parisit por që u gjunëzua brenda 37 minutave nga Khachanov.
Numri 18 i botës pas fitores ka thënë: “Kjo do të thotë e gjitha bota për mua”.
“Është një prej titujve më të rëndësishëm në karrierën time. Nuk mund të isha më u lumtur sesa ta përfundoja sezonin kështu, të fitojë prapë kundër Novak Gjokoviq, numrit një të botës”, është shprehur ai.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.