Ka shumë gjëra që po ndodhin tani mes Kanye West dhe Khloe Kardashian në llogarinë e tij në Instagram, dhe ne kemi gjithçka të kapur nga ekrani në rast se të gjitha fshihen.
Nëse nuk e keni parë, sot Khloe në Instagram foli rreth disa pretendimeve që Kanye kishte bërë në llogaritë e tij të rrjeteve sociale.
Tani Kanye ka dal me një përgjigje.
Kanye West i përgjigjet komentit të Khloe Kardashian, ku pretendon se ajo 'gënjen'
Gjithçka nisi kur Kanye postoi deklaratën e mësipërme në llogarinë e tij në Instagram.
Khloe më pas u përgjigj me komentin e mëposhtëm:
“Ye, të dua. Nuk dua ta bëj këtë në mediat sociale, por ti vazhdon ta sjellësh këtu. Ti je babai i mbesave dhe nipave të mi dhe unë po përpiqem të jem e respektueshme, por të lutem NDALO së vendosuri poshte Kimberly-n dhe ta përdorni familjen tonë kur doni të shmangeni”.
“Përsëri me rrëfimin e ditëlindjes. Mjaft tashmë. Të gjithë e dimë të vërtetën dhe për mendimin tim, të gjithë janë të lodhur prej saj”, vazhdoi ajo.
“Ju e dini saktësisht se ku janë fëmijët tuaj në çdo kohë dhe TI ke dashur ditëlindje të veçanta. Unë i kam parë të gjitha mesazhet për ta vërtetuar këtë. Dhe kur ndryshove mendje dhe deshe të merrje pjesë, erdhe”.
“Siç e ke vënë në dukje edhe vetë, ajo është personi që kujdeset për fëmijët tuaj në 80% të kohës. Të lutem, lëre atë dhe familjen jashtë kësaj në mënyrë që fëmijët të rriten në paqe. Unë vij nga një vend dashurie dhe jam e lumtur ta vazhdoj këtë bisedë privatisht nëse dëshiron”, deklaroi motra e Kim Kardashan, Khloe!
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.