Ylli televiziv, Khloe Kardashian, është bërë gati për t'i lënë pas të 30-at.
Ajo i mbushi 39 vjet javën e kaluar dhe i përshkroi të 30-at e saj si “dekadën më të keqe ndonjëherë”, derisa ndau disa dhurata që i kishte marrë për ditëlindjen e saj.
"Nuk më pëlqen t'i tregoj të gjitha dhuratat e mia sepse mendoj se është disi e neveritshme, por kjo dhuratë ishte shumë qesharake. Vitet e 30-ta mendoj se është dekada më e keqe ndonjëherë".
Kardashian u shpreh kështu derisa shoqja e saj i kishte bërë dhuratë disa gjëra që përmbanin shifra të ditëve dhe vitit të saj të lindjes, gjë që e paralajmëronte Khloen se shumë shpejtë do të hynte për të 40-at, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.