Është konfirmuar se Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë në pritje të fëmijës së dytë.
Lajmin e ka konfirmuar një përfaqësues i Khloe i cili tha se fëmija do të lindë përmes një surrogate dhe zbuloi kur u ngjiz foshnja, transmeton Klankosova.tv.
“Ne mund të konfirmojmë se True do të ketë një vëlla ose motër që u ngjiz në nëntor”, tha ai për E! Neës. “Khloe është jashtëzakonisht mirënjohëse për surrogaten”.
Në vitin 2020 dhe 2021, Khloe dokumentoi përpjekjen e saj për të pasur një fëmijë tjetër me Tristan dhe ajo zbuloi se kishte “një shans 80 për qind” që të abortonte nëse do të mbetej përsëri shtatzënë. Pas kësaj, të dy eksploruan surrogaten.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.