Skitarja Kiana Kryeziu ka folur pas debutimit në Lojërat Olimpike Dimërore "Pekini 2022", duke thënë se është e kënaqur me paraqitjen e saj.
“Ka qenë një ndjenjë e mrekullueshme, sidomos në fillim me i pa idhujt e mi, domethënë me skiju në të njëjtin shteg ka qenë një ndjenjë e jashtëzakonshme”, ka thënë Kiana.
“Emocione gjithmonë, nder i madh për mua, është kënaqësi me skiju, ka qenë dhe gjithmonë do të jetë”, u shpreh Kiana.
“Jam e kënaqur me paraqitjen time, duke e pasur parasysh sa i akullt ka qenë shtegu, niveli i garës ishte shumë i lartë, e kam përfunduar garën dhe kam skijuar me maksimumin e kapacitetit”.
Ndryshe, Skitarja 17-vjeçare debutoi sot në disiplinën e sllallomit të madh në LOD "Pekini 2022". Ajo zuri vendin e 49-të nga 82 garuese në total. Koha e saj, pas dy lëshimeve, ishte 2 minuta e 42.19 sekonda.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.