E shtuna ishte ditë me fat për Kicbokserët shqiptarë.
Njëri nga mjeshtrit më të mëdhenj të këtij sporti, 11 herë kampioni botës, Shemsi Beqiri, erdhi në Kosovë dhe ligjëroj mbi teknikat e reja të këtij sporti, njofton Klan Kosova.
Beqiri bashkë me stafin e tij, demonstruan teknikat e Kickboksit para dhjetëra sportistëve nga të gjitha viset shqiptare, që ishin mbledhur në Prishtinë.
Këtë seminar të rrallë, në Kosovë e organizoj klubi i Kickboksit nga Prishtina Rigoro, i cili po mundohet të sjellë risi në këtë sport.
Kronikë nga Jon Ajeti dhe Dardan Fetahu.
https://www.youtube.com/watch?v=3_72Im6PMWA&feature=youtu.be
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.