Kida është njëra nga këngëtaret më aktive të estradës kosovare.
Ashtu si gjithmonë, ajo ndan me adhuruesit e saj detaje nga jeta private, por edhe nga karriera muzikore, transmeton Klankosova.tv
Në një "story" të postuar në Instagram, Kida ka publikuar një fotografi ku shfaqet duke punuar në një studio muzikore.
“Maniake e punës”, ka qenë mbishkrimi i fotografisë së publikuar.
Ajo nuk ka ndarë më shumë detaje se kur do të publikohet projekti i ri muzikor, nëse do të jetë një bashkëpunim apo një këngë solo, kjo ende mbetet e paqartë. /Klankosova.tv

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.