Me një vizitë pranë vijave ndarëse të shtetit, presidenti ukrainas, Vlodymyr Zelensky, deshi të demonstrojë se integriteti territorial është një përkushtim i pathyeshëm për vendin e tij.
Aty ai foli me rojet kufitare të cilat e informuan për teknologjitë e avancuara që ata po i përdorin për të mbrojtur kufijtë e vendit.
Për këtë angazhim e përpjekje kreu i vendit u ndau medalje gardianëve.
Këtë udhëtim Zelensky e beri kur tashmë në Kiev mbërriti edhe sistemi më i avancuar amerikan i mbrojtjes ajrore, Patriot.
Këto sisteme janë dërguar nga Gjermania dhe pritet t’i ndihmojnë Kievit që të mbrohet nga sulmet e vazhdueshme me raketa nga Rusia.
Berlini i cili tashmë e konfirmoi këtë tha se po angazhohet edhe për dërgimet e radhës.
Gjermania vitin e kaluar premtoi katër sisteme të mbrojtjes ajrore IRIS-T dhe i pari mbërriti në Ukrainë muaj më parë.
https://www.youtube.com/watch?v=6MnmkOIvyHw
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.