Të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner mund të udhëtojnë për në Kiev në prill.
Kështu tha të shtunën ndihmësi kryesor i presidentit ukrainas, Kyrylo Budanov, mes përpjekjeve për të ringjallur bisedimet e paqes me Rusinë, të cilat ngecën pas shpërthimit të luftës në Gjirin Persik, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
"Kushner, Witkoff, Lindsey Graham - këta janë ata që pritet të vijnë. Kush tjetër do të jetë atje - do ta shohim", tha Budanov për Bloomberg, duke shtuar se takimi mund të zhvillohet menjëherë pas Pashkëve Ortodokse më 12 prill.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.