Kik-boksieri shqiptar Asdren Gashi, ka bërë një paraqitje fantastike ndaj kundërshtarit turk, Kadir Yildirim, në garat e Senshit, edicioni i 20-të i të cilit u organizua në Varne të Bullgarisë.
Gashi e mposhti kundërshtarin e tij me një "knock-out" të frikshëm, në rundin e tretë.
Kjo përballje i takoi kategorisë mbi 95 kilogramë.
Në këtë garë ai e përfaqësoi shtetin e Belgjikës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.