Kikboksieri kosovar Shkodran Veseli, të shtunën më 21 tetor në Linz të Austrisë, do të përballet me grekun Dimitrios Chiotis.
Në rast se gjakovari e fiton këtë meç, atëherë do ti hapej rruga për titullin kampion në versionin ‘FFC Champion’ (Final Fight Championship).
Ky i të shtunës, do të jetë meçi i 100-të për 26 vjeçarin Veseli, prej tyre ka 82 fitore e 17 humbje dhe një barazim.
Kundërshtari i tij, greku Chiotis ka 48 luftëra, 44 fitore e katër humbje.
Titujt më të rëndësishëm që Shkodran Veseli i ka fituar në këtë sport janë: WKU World Title 2017, WFC World Title 2016, WMAC World Title 2016 dhe WKU European Title 2015.
klankosova.tv

●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.