Sikur google dhe shpejtësia e saj të mos mjaftonte, një laborator kërkimor amerikan i inteligjencës artificiale, OpenAI, në nëntor të 2022-tës lancoi një platformë e cila kthen përgjigje për cdo pyetje që mund t’i bëhet, madje brenda pak sekondave.
Bëhet fjalë për “ChatGPT” ose nëse e shqipërojmë si term mund të themi Transformator i para-trajnuar gjenerues i bisedës.
Në këtë platformë mund të kycet me lehtësi kushdo dhe para vetës do të ketë përgjigje robotike në cdo pyetje që i shtrohet.
Ndonëse rjedha e bisedës mund të duket shumë reale, ChatGPT nuk flet me ndjeshmëri dhe nuk mendon sic mendojnë njerëzit.
Kjo, sipas ekspertëve, do të thotë që ky model i fundit i teknologjisë mund të shpjegojë fizikën kuantike ose të shkruajë një poemë me komandë por nuk mund të ketë saktësi të plotë.
Krejt cka duhet të bëni është që të shkruani pyetjen tuaj dhe pas pak sekondash ju do të merrni informacionet që ju dëshironi.
Sipas disa statistikave, aktualisht 1.4 miliardë njerëz kanë përdorur këtë faqe dhe kjo shifër pritet të rritet edhe më shumë.
KIKS-i vendosi që të testojë edhe këtë platformë.
Vendosëm që ChatGPT-në ta pyesim për krerët e vendit tonë.
Bisedën e filluam me pyetjen se a e din se kush është Albin Kurti.
Albin Kurti është politikan dhe ish lider i Lëvizjes Vetëvendosje, parti politike në Kosovë. Përpara emërimit të tij si Kryeministër, Kurti shquhej për aktivizmin e tij dhe kundërshtimin e sundimit serb mbi Kosovën.
Pasi pamë që e dinte se kush ishte Albin Kurti, vendosëm ti bëjmë edhe pyetje të tjera.
Cfarë ka bërë Albin Kurti për bisedimet Kosovë-Serbi?
Kurti ka mbrojtur vendin për një zgjidhje që është në interesin e Kosovës
dhe njerëzve të saj, duke mbajtur gjithashtu një qëndrim për sovranitetin e vendit dhe pavarësinë.
Muajt e fundit ai ka qenë i përfshirë në negociatat me presidentin serb
Aleksandar Vuçiq në përpjekje për të arritur një marrëveshje të pranueshme reciproke.
ChatGPT u pyet se cfarë informacione ka edhe për Vjosa Osmanin, e madje i njëjti e quajti atë si presidente e parë të shtetit tonë.
Vjosa Osmani është një politikane kosovare e cila shërben si Presidente e Kosovës. Ajo mori detyrën në janar 2021, duke u bërë presidentja e parë femër e vendit.
Para saj Osmani shërbeu si kryesuese e Kuvendit të Kosovës.
Pyetjeve të KIKS-it kundrejt kësaj platforme nuk i shpëtoi as Përparim Rama, për të cilin informacionet nuk ishin edhe aq të sakta.
Përparim Rama është një politikan kosovar që ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Kosovës. Unë nuk kam informacion më specifik për të dhe karrierën e tij politike apo rolin aktual sepse informatat e mia janë të kufizuara.
Me daljen në treg të ChatGPT-s shpërtheu edhe interneti me spekulime mbi të gjitha mënyrat se si kjo platformë do mund ta bënte jetën tonë më të lehtë, nga shkrimi i email-eve të punës deri te shtjellimi i ideve për shkrimin e romave.
https://youtu.be/pVpRVuUDU28
●●●
KKSHKRIMI NGA
Kiks Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.