Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë nisur një arratisje romantike!
Raportohet se 41-vjeçarja dhe 28-vjeçari u panë duke hipur në një aeroplan privat në rrugë për në Bahamas.
Duket sikur Pete po shijon kohë të lirë, pasi përfundoi detyrat në emisionin e tij në NBC, fundjavën e kaluar.
Daily Mail ka shpërndarë disa foto me kualitet të dobët që thuhet se tregojnë Pete dhe Kim duke hipur në avionin privat. Ky medium raporton se çifti u pa duke biseduar me ekuipazhin jashtë avionit para nisjes.
Në natën e Vitit të Ri, Kris Jenner u intervistua në CNN dhe iu bë një pyetje në lidhje me Kim dhe Pete, por diçka ndodhi në atë moment që e lejoi atë ta anashkalonte plotësisht përgjigjen.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.