Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka cilësuar marrëveshjen mes ShBA-së dhe Koresë së Jugut për bashkëpunim në teknologjinë e nëndetëseve bërthamore si një “akt ofensiv” që rrezikon stabilitetin e Gadishullit Korean.
Komentet u bënë gjatë një vizite në një objekt për ndërtimin e nëndetëseve bërthamore, ku Kim paralajmëroi përshpejtimin e modernizimit dhe armatimit bërthamor të forcave detare të Penianit, raporton “AlJazeera”, transmeton Klankosova.tv.
Po atë ditë, Koreja e Veriut testoi me sukses një raketë të re tokë-ajër me rreze të gjatë veprimi mbi Detin e Japonisë, sipas mediave shtetërore.
Reagimi vjen në kohën kur Seuli po kërkon një marrëveshje të veçantë me Uashingtonin për të siguruar teknologjinë e nëndetëseve bërthamore, ndërsa marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe Rusisë po forcohen më tej. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.