Ylli i televizionit, Kim Kardashian ka zbuluar një bisedë goxha të nxehtë që e kishte bërë me gjyshen e saj, MJ.
Modelja, e cila u shfaq në episodin e fundit të “The Kardashians”, i tregoi gjyshës së saj 88-vjeçe se kishte bërë marrëdhënie seksuale pranë oxhakut të shtëpisë me ish të dashurin e vet, komedianin Pete Davidson.
E për një ide të tillë, Kim duket të jetë inspiruar pikërisht nga gjyshja e saj, shkruan Page Six, transmeton Klankosova.tv.
"Pete dhe unë ishim duke qëndruar në hotelin Beverly Hills dhe ne ishim ulur para oxhakut vetëm duke folur për orë të tëra”, filloi themeluesja e Skims.
“Dhe unë i thashë: ‘Gjyshja ime më tha se ti e jeton vërtet jetën kur bën seks para oxhakut’ dhe kështu ne bëmë seks para oxhakut për nder të saj”, vazhdoi ajo.
Kim, 41 vjeç, pranoi se veprimi ishte "me të vërtetë monton", megjithëse MJ-së dukej se i interesonte vetëm nëse ndodhte në hollin e hotelit apo në mënyrë private.
"Sa e frikshme të mendosh për gjyshen përpara se të bësh seks”, ka thënë Kim.
Seksi nuk duhet të ketë qenë mjaft i zjarrtë, pasi Kim dhe alumi i "Saturday Night Live" u ndanë në fund të verës pas nëntë muajsh lidhje.
“Kim dhe Pete kanë vendosur të jenë thjesht miq”, tha aso kohe një burim i afërt me Kim.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.