Krenare sa më s’ka me format që i ka arritur pasi u ka dhënë jetë dy fëmijëve.
Kim Kardashian, me fotografitë që po publikon nga pushimet që është duke I kaluar në Meksikë, po I shokon fansat e saj. Të pasme bombastike, poza të nxehta e tash së fundmi, nuk ka hezituar si gjithmonë, ta tregojë tërësisht gjoksin e saj.
Të dalë e zhveshur duket të mos e ketë fare problem, për shkak se muaj më parë, publikoi një fotografi siç e ka bërë nëna, duke u ankuar se s’po ka çfarë të veshë, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa tash, sërish është ekspozuar e tëra, duke i lënë pak imagjinatës.
Me shumë ushtrime e dieta, ajo ia ka arritur ë të humbë më shumë se 30-të kilogramë pas lindjes së djalit në dhjetor të vitit të kaluar.

●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.