Presidenti i Kinës ka shprehur shqetësimin për kërcënimin e koronavirusit në Korenë e Veriut dhe i ka ofruar ndihmë.
Xi Jinping këtë e tha në një përgjigje pas një mesazhi që mori nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, njofton Klan Kosova.
Media shtetërore kineze raportoi se Jong-un në mesazhin që i dërgoi presidentit Xi e ka uruar për suksesin e dukshëm të Kinës në luftën kundër Covid-19.
Qeveria e Koresë së Veriut pohon se nuk ka pasur asnjë rast të vetëm të konfirmuar atje, megjithëse analistët kanë pyetur nëse është e mundur kjo.
Koreja e Veriut ishte vendi i parë që ndaloi turizmin dhe mbylli kufijtë e saj si përgjigje ndaj virusit, në javën e tretë të janarit.
Vendi ka një sistem të brishtë shëndetësor, për të cilin ekspertët kanë frikë se do të kolapsojë shpejt edhe nga një shpërthim i vogël i Covid-19.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.