Zyrtarët komunalë të qytetit Chengdu i cili ndodhet në Kinë, kanë zbuluar planet e tyre për t’i zëvendësuar dritat e qytetit me një satelit që do të shërbej për ndriçim gjatë natës.
Hëna artificiale do të jetë në gjendje të ndriçojë një zonë prej 10 deri në 80 kilometra, shkruan Independent, transmeton Klan Kosova.
“Hëna artificiale do të ishte tetë herë më e ndritshme sesa hëna e vërtetë” ka thënë kryetari i hapësirës ajrore të qytetit Chengdu dhe Institutit kërkimor për sistemin e mikro-elektronikës dhe teknologjisë, Wu Chunfeng.
Ai ka bërë të ditur se testimi i ndriçimit filloi vite më parë dhe se tani gjithçka është gati.
Hëna e bërë nga dora e njeriut do të jetë e veshur me një shtresë që do të mund pasqyrojë dritën nëpërmjet paneleve diellore.
Këto panele mund të përshtaten në mënyrë që drita të fokusohet vetëm në një vend specifik.
Zyrtarët nga qyteti Chengdu kanë shtuar se janë duke shpresuar që të kursejnë para në ndriçimin rrugor dhe gjithashtu të rrisin turizmin.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.