Kina ka raportuar gjashtë raste të reja me koronavirus gjatë ditës së djeshme që është më pak se një ditë më parë që ishin 10 raste. Numri i përgjithshëm i rasteve me Covid-19 në Kinë – që është edhe vendi i origjinës së virusit - është 82,804.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka thënë përmes një deklarate se dy nga 10 rastet e reja janë të ashtuquajtura të importuara - nga udhëtarët që vijnë nga jashtë.
Ndërkohë që një ditë më parë ishin regjistruar gjashtë raste të importuara.
Numri i pacientëve të rinj asimptomatikë - ata që janë të infektuar me virusin, por nuk shfaqin simptoma – është rritur në 34 nga 27 sa ishte një ditë më herët.
Lajmi i mirë është se nuk është regjistruar asnjë vdekje e re për të shtatën ditë me radhë duke bërë kështu që shifra e vdekjeve nga Covid-19 në Kinë të mbetet e pandryshuar – 4632.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.