Kina ka raportuar 28 raste të reja me koronavirus me 21 prej tyre përsëri në kryeqytet.
Pekini ka parë një goditje të papritur gjatë ditëve të kaluara.
Paraqitja e rasteve në kryeqytet ka çuar në vendosjen e kufizimeve të reja dhe mbylljen e lagjeve të të tëra përsëri. Përhapja e re mendohet të ketë filluar në një treg të madh ushqimesh.
Para shfaqjes së rasteve të reja, Pekini kishte kaluar 57 ditë pa ndonjë rast lokal, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.