Kina ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve të përditshme me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, pavarësisht masave të rrepta të krijuara për të eliminuar virusin.
Të mërkurën, vendi regjistroi 31,527 raste të reja - më i lartë se rreth 28,000 raste të regjistruara në prill.
Ka shpërthime në disa qytete të mëdha, duke përfshirë kryeqytetin Pekin dhe qendrën jugore tregtare Guangzhou.
Politika e Kinës për zero Covid ka shpëtuar jetë në vendin me 1.4 miliardë njerëz, por gjithashtu ka dhënë një goditje ndëshkuese për ekonominë dhe jetën e njerëzve të zakonshëm.
Vala në rritje e rasteve vjen gjithashtu disa javë pasi vendi hoqi paksa disa nga kufizimet, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.