Një grup i madh i njerëzve ka protestuar në rrugët e Shanghait kundër masave kufizuese të Kinës për COVID-19.
Protesta pati edhe në disa qytete të tjera të vendit për të shfaqur kështu kundërshtimin publik pas zemërimit për zjarrin që ua mori jetën 10 personave në një bllok banesor në qytetin Urumqi, njofton Klan Kosova.
Në Kinë protestat në rrugë janë të pazakonta, por që nga e premtja ka pasë në vazhdimësi grumbullim të njerëzve pasi shumë besojnë se vdekjet u shkaktuan nga masat e ashpra të bllokimit që vonuan shpëtimin e viktimave.
Zyrtarisht nuk u raportua për të arrestuar, por mediumi britanik “Sky News” tha se një numër i protestuesve ka përfunduar në pranga.
Postimet në lidhje me protestën u fshinë menjëherë në rrjetet sociale në Kinë, siç bën zakonisht Partia Komuniste e Kinës për të shtypur kritikat.
https://www.youtube.com/watch?v=tF9QRFOFA5w
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.