Vrapuesi nga Kenia, Conseslus Kipruto, humbi njërën atlete kur ishte duke vrapuar për të fituar garën 3000 metërshe në Diamond Ligën në Zvicër.
Gjatë një kthese atij iu zbath atletja e majtë por nuk e ndali vrapin.
“Kjo ishte rrëmujë, por më motivonte të luftoj aq shumë sa munda, kështu që gara shkoi mirë” tha ai.
Kipruto është kampioni i radhës i Olimpiadës dhe i Botërorit.
Më vonë ai bëri edhe një post në Tweeter ku shkroi: “Ishte e vështirë dhe e dhimbshme të vrapojë pa njërën atlete, por unë kisha një shpirt të fortë për të mos u dorëzuar, turma ishte e mahnitshme dhe un vazhdova deri te fitorja”
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.