Kirurgu indian Narendra Kaushik planifikon ta kryejë transplantimin e mitrës te një grua transgjinore.
Një operacion i tillë thuhet se do t’ua mundësonte edhe personave biologjikisht burra që të lindin fëmijë.
Deri tash ka qenë vetëm një rast i vënies së mitrës te një transgjinor dhe kishte përfunduar me vdekjen e personit në fjalë.
Mirëpo, edhe në rast të suksesit të transplantimit të mitrës, të mbeturit shtatzënë do të ishte arritje më vete, pasi do të kërkohej përdorimi i IVF-it dhe prerja cezariane, sepse transgjinorët nuk kanë një vagjinë tërësisht funksionale.
“Secila grua transgjinore dëshiron të bëhet sa më femërore që është e mundur – dhe kjo e përfshin edhe të bërit nënë”, ka thënë Kaushik për The Mirror.
“Mënyra që të arrihet kjo është përmes transplantit të mitrës, sikurse e veshkës apo e ndonjë transplanti tjetër. Kjo është e ardhmja. Nuk mund ta parashikojmë saktësisht kur do të ndodhë kjo, por do të ndodhë shpejt”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.