Një person ka raportuar dje në polici zhdukjen e motrës së tij që nga dita e enjte në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh, ai ka bërë të ditur se motra kishte ardhur me autobus nga një shtet tjetër dhe kishte zbritur në stacionin e autobusëve në kryeqytet, transmeton Klankosova.tv.
Që nga ai moment, familjarët i kanë humbur lidhjet me viktimën dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.
“Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin policor.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.