Policia e Kryeqytetit ka arrestuar një person të kërkuar me dy urdhërarreste të lëshuara nga gjykata për veprën penale të vjedhjes.
Operacioni u realizua nga njësia policore në Stacionin Veriu të Prishtinës, ku u arrestua i dyshuari me incialet V.H, 22 vjeçar, transmeton Klankosova.tv.
Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit prej gjithsej 270 ditësh, siç parashikohej nga vendimet e gjykatës.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.