Kitara me të cilën shfaqet Kur Cobain në këngën e Nirvanës “Smells Like Teen Spirit” është shitur në ankand për 4.5 milionë dollarë.
Kështu, ajo e ka stërkaluar çmimin e vet fillestar prej 600 mijë dollarësh.
Ajo ra në duart e The Jim Irsay Collection në Indianapolis, ndonëse qe një luftë e ashpër mes koleksionuesve nga e mbarë bota.
Për nder të Muajit të Vetëdijes Mbi Shëndetin Mendor, familja Cobain ka vendosur që një pjesë të të ardhurave ta dhurojnë për ngritjen e vetëdijes dhe largimit të stigmës për këto sëmundje.
https://www.youtube.com/watch?v=hTWKbfoikeg
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.