Ish-kitaristi i punk-bendit legjendar, Sex Pistols, Steve Jones, ka thënë që kënga e tyre ikonike “Zoti e shpëtoftë mbretëreshën” nuk qe bërë për ta fyer monarken britanike.
“Dyshoj [që do të ndalohej kjo këngë në kohën e sotme]”, ka thënë Jones.
“Do të duhej të ishte diçka shumë më shokuese për ditët e sotme. Kur e publikuam ‘Zoti e shpëtoftë mbretëreshën’, ashtu si kishte thënë Xhoni, nuk ishte për ta quajtur mbretëreshën budallaqe – sic e dini, në tekst nuk e quajmë mbretëreshën budallaqe”.
“Xhoni vetëm po komentonte për situatën që po ngjante atëbotë. Sikurse Xhoni kishte thënë, ju nuk e shkruani një këngë të tillë për shkak që e urreni mbretëreshën, por për shkak që e doni popullin britanik, dhe ai ia ka qëlluar kësaj”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.