Një treshe e motrave nga Kenzas po festojnë, pasi më e vogla prej tyre festoi 100-vjetorin e lindjes.
Frances Kompus festoi ditëlindjen e saj të 100-të, duke ndjekur gjurmët e motrave më të mëdha, Julia Kopriva, 104-vjeçare, dhe Lucy Pochop, 102-vjeçare.
“Jam mirënjohëse për ne vajzat që jemi bashkë gjatë gjithë kohës, për prindërit dhe besimin tim”, tha Kopriva për KSN-TV, transmeton Klan Kosova.
Motrat, të cilat u rritën në një fermë, thanë se kanë qenë dëshmitare të shumë ndryshimeve në botë gjatë jetës së tyre.
Ato tani kanë shumë fëmijë, nipër e mbesa.
Këto gra, babai i të cilave jetoi deri në moshën 98-vjeçare, thanë se kishin disa ide se si ia dolën të jetonin pas shekullit.
"Ne hamë mirë, apo jo? Lutuni dhe përpiquni të qëndroni larg nga fatkeqësitë", ka thënë Kopriva.
https://www.youtube.com/watch?v=peapvULZGHE
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.