Kryeministri Albin Kurti ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook, letrën e marrë nga Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken.
Në këtë letër është përmendur çështja e dialogut me Serbinë, ku Blinken shpreson në rikthimin e momentumit në këtë proces.
Ndërkaq kreu i qeverisë kosovare e ka mirëpritur “zarfin” nga SHBA, duke shprehur mirënjohjen për angazhimin e Uashingtonit për marrëveshjen reciproke Kosovë-Serbi.
Pas kësaj Kurti e ka shpërndarë letrën në origjinal dhe të përkthyer në shqip, duke potencuar se ajo vlen të rilexohet, transmeton Klankosova.tv.
“Në anglisht dhe të përkthyer në shqip e keni letrën të cilën e mora dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, z. Antony J. Blinken. Është përmbajtësore, e mirë dhe që vlen të rilexohet”, është shprehur ai.
●●●
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.