Sipas ekspertëve, kanceri i vezoreve është një nga format më të zakonshme të sëmundjes në Mbretërinë e Bashkuar, nga i cili sipas studimeve, vdesin mbi 4 mijë njerëz në vit.
Zbulimi i hershëm është çelësi për të mposhtur këtë sëmundje, por ekspertët shëndetësor kanë thënë se ka një simptomë të "heshtur" të kësaj sëmundje, e cila sipas tyre, mund të dallohet në tualet.
Ekspertët kanë bërë të ditur se kapsllëku dhe diarreja janë ndër shenjat e kësaj sëmundje, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Cancer Research UK, problemet e tretjes mund të jenë për shkak se kanceri është përhapur në zorrën e trashë ose sepse presioni nga kanceri po shtyp në zonën e prekur.
Kanceri i vezoreve është kanceri i gjashtë më i zakonshëm në Mbretërinë e Bashkuar, me rreth 7 mijë e 500 raste të reja çdo vit.
Mjekët kanë bërë të ditur se shenja të tjera të këtij lloj kanceri janë humbja e oreksit, dhimbja e barkut, fryrja e tij, humbja në peshë dhe lodhjet e pashpjegueshme.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.