Në rrugën magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, gjegjësisht afër një pompe derivatesh, po dyshohet për një mjet shpërthyes.
Kështu ka thënë për Klan Kosova, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Klan Kosova ka siguruar edhe pamjet e veturës në të cilën dyshohet se është vendosur mjeti shpërthyes.
[caption id="attachment_2624340" align="alignnone" width="640"]

Vetura në të cilën dyshohet se ka mjet shpërthyes afër pompës së derivateve në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Foto: Klankosova.tv[/caption]
Ndërkaq, në vend të ngjarjes ka dalë edhe njësitet policore të specializuara për deminim dhe eksploziv. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/mjet-i-dyshuar-ne-rrugen-prishtine-fushe-kosove-policia-rrethon-vendin-e-ngjarjes-4/
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.