Një vezë gjigante e cila peshon 176g ka befasuar punonjësit e një ferme pulash në Queensland të Australisë.
Brenda kësaj veze, ata gjetën një vezë të dytë të plotë po ashtu.
Sipas Heraldsun, kjo vezë ishte trefishi i madhësisë dhe peshës së një veze normale, njofton Klan Kosova.

Scott Stockman, drejtues i fermës, në një deklarim të tij tha se ata asnjëherë nuk kishin hasur në një vezë të tillë më parë.
Ai shtoi se ishte shumë i emocionuar kur e gjeti vezën dhe nuk mundi të priste për ta hapur atë dhe të tregonte të gjithë personelin se çfarë kishte brenda.

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.