Një klient në një restorant në Teksas ishte shokuar kur ai pa një fëmijë që punonte në kuzhinë.
Sipas klienti, djali dukej si nëntëvjeçar dhe u pa duke përgatitur mishin e papërpunuar të pulës para se t’ia jepte një punëtori të stafit, i cili vazhdoi ta gatuante atë.
Situata e çuditshme thuhet se ndodhi në 3 nëntor në një vend në periferi të Dallas e njohur si The Colony.
Klienti, i cili kërkoi të qëndronte anonim, tha: “Atje punonte vetëm një person në banakun e përparmë dhe katër punonjës ishin në kuzhinë. Ishte kaq e çmendur. Unë kam qenë kamerier për disa vite dhe kurrë nuk kam parë diçka të tillë”, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.