Policia ka arrestuar një person të mitur në fshatin Ujmir të Klinës, pasi dyshohej se posedonte armë zjarri.
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, njësiti policor ka reaguar pas një informacioni operativ dhe ka ndërhyrë në një lokal ku gjendej i dyshuari.
Gjatë kontrollit fizik, tek i mituri janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe pesë fishekë kalibër 9 mm, transmeton Klankosova.tv.
"I dyshuari ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor Klinё dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, Departamenti për të Mitur, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 24 orё".
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.