Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një vajze pasditen e së mërkurës në fshatin Krushevë e Vogël të Klinës.
Siç edhe bëhet e ditur në raportin 24-orësh, babai ka raportuar në Polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj, transmeton Klankosova.tv.
Rasti po hetohet nga Policia e vendit.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.