Kameramani i njohur, Sylejman Kllokoqi i cili është edhe dëshmitar me kamerë në 7 luftëra, ka qenë i ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova.
Mes historive të cilat i rrëfeu Kllokoqi, ai gjithashtu tregoi edhe një ngjarje që i kishte ndodhur kur kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq kishte ardhur në Shtëpinë e Armatës në Prishtinë.
“Isha duke e pritë Millosheviqin në Shtëpinë e Armatës në Prishtinë, ku iu fliste njerëzve të politikës së Kosovës me një fjalë dhe kishin dalë edhe shumë serbë me e pritë Millosheviqin, por afër meje ishte edhe një shqiptar. Dhe unë po e xhiroj duke ardhë Millosheviqi me veturë, kur ky shqiptari po rrah shuplakë, dhe unë u ktheva, se më erdhi çudi se më herët folëm shqip, thash pse ti po rreh shuplakë, çka po ndodh? Më tha ‘vetëm ky mundet me na sjell pavarësinë, tjetër kush jo’”, u shpreh Kllokoqi. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
Video në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=KKeHAyO9EjQ&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
Emisioni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=AZQ25Wlagag&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.