Të gjitha 20 klubet nga Premier League do t’u kthehen stërvitjeve në grupe të vogla nga e marta.
Votimi që u bë pas një mbledhjeje të aksionarëve është hapi i parë drejt rinisjes së sezonit 2019/20.
Sipas protokollit thuhet se stërvitjet mund të mbahen në grupe jo më të mëdha se pesë futbollistë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
“Hapi i parë i protokollit është që kthimi në stërvitje ua mundëson skuadrave që këtë ta bëjnë duke mbajtur distancën sociale. Trajnimi duke pasë kontakt nuk është i lejueshëm ende”, thuhet në njoftimin e Premier League.
“Për këtë fazë të parë kemi rënë dakord ne konsultim me lojtarët, menaxherët, mjekët e klubeve, ekspertë të pavarur dhe Qeverinë.
Nga Premier League kanë thënë për CNN se nga e premtja e 12 qershorit – që është datë hipotetike mund të rinisë zhvillimi i ndeshjeve.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.