Klubi Alpin Prishtina, ka arritur me sukses të plotë që të pushtojë majën më të lartë në Afrikë, Kilimanxharo (Uhuru 5.895 lmd)
20 pjesëmarrës në mesin e tyre edhe 8 femra, kanë arritur që pavarësisht vështirësive si temperaturat e ulëta, mungesës së oksigjenit si dhe vëshitrësi të tjera të arrinë në destinacionin e tyre, njofton Klan Kosova.
Femrat të cilat pushtuan majën më të lartë në Afrikë janë të parat nga Kosova që kanë prekur Uhuru-n.
Në mesin e femrave të cilat kanë pushtuar majën më të lartë në Afrikë është edhe gazetarja e Klan Kosovës Blerta Ahmeti si dhe Arieneta Mula, Afërdita Tahiri, Floriana Bajrami, Merita Gashi, Dafina Bucaj, Yllka Nuhiu si dhe Zejnep Soysuren e cila është kurde me nënshtetësi suedeze që erdhi nga Suedia për t’u bërë pjesë e kësaj ekspedite në Afrikë.
Klubi Alpin Prishtina janë nisur më 3 mars për në majën e lartë kurse kanë arritur më 7 mars.
E ecja e fundit ka filluar më 6 mars në ora 23:00 dhe ka përfunduar më 7 mars në ora 7:30, pra e gjithë ecja është kryer gjatë natës.

●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.