Klubi i meshkujve në handboll "Rahoveci" nga sezoni i ardhshëm do të luaj në Superligën e Kosovës.
Rikthimin në Superligë,'vreshtarët' e siguruan duke e fituar ndeshjen e playout-it ndaj Vushtrrisë, e cila u luajt në qytetin e Istogut.
Rezultati i kësaj ndeshje ishte 27:26 në të mirë të Rahovecit, njofton Klan Kosova.
Rahoveci u rendit i dyti në Ligën e Parë dhe siguroi ndeshjen ndaj Vushtrrisë që ishte e parafundit në Superligë
Kjo është hera e dytë në histori të KH Rahovecit që do të garojë në elitën e hendbollit kosovar.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.